Edmond Spaho, i cili ka mbajtur mandatin e deputetit për disa vite, ka njoftuar largimin e tij nga politika aktive, pas humbjes së zgjedhjeve, ku nuk arriti të dilte fitues nga lista e hapur.
Me anë të një postimi në Facebook, Spaho është shprehur se është i shokuar nga rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa ka kërkuar edhe ndjesë që nuk mundi të bënte më shumë për qytetarët që e besuan dhe e votuan për 35 vite në politikë
Statusi i plotë i Edmond Spahos:
Te nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!
Këto zgjedhje ishin te fundit te karrierës sime aktive ne Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundësinë te ndiqja pasionin tim.
Falënderoj anëtaret dhe simpatizantët e Degës se PD Maliq dhe te Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme qe me kane dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë ne politike.
Dëshiroj te falënderoj me shume mirënjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.
I uroj Partisë Demokratike te gjeje forcën për te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese për Shqipërinë.
Me shume mirënjohje,
Edmond Spaho