17:17 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fundi i Rudinës dhe opozita e “Hajdarve”

19:23 | 14/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ka pasur marrëveshje të fshehta”, Rudina Hajdari fjalim mes emocionesh në Kuvend: Do sjell një frymë të re…

Nga Kreshnik Spahiu

Para një muaji Rudina Hajdari vizitoi zyrën private të Sali Berishës. Takimi nuk ishte publik dhe aspak transparent. Pa u zgjatur isha i bindur që nuk do zgjasnin disa javë që Rudina të binte në kurth, nga ato që vetëm Berisha di të inskenoj.

Pas 2017 jam takuar vetëm një herë me Rudina Hajdarin.

Ishte momenti kur nga Brukseli dhe Washingtoni ajo merrte mesazhet që mos digjte mandatin dhe krijonte një fraksion të ri opozitar.

Folëm shkurt mbi situatën dhe mundësitë e njerzve reformator që mund ta mbështesnin kauzën e saj.

U mundova të jem i prerë dhe ta kundërshtoja në projektin dhe idetë e saj duke e përmbledhur në një fjali:

“Ti Rudina duhet ndërtosh një strategji mbi dhe kundër të gjitha partove të vjetra dhe jo të bëhesh fraksion brenda PD”

U përpoqa ta bind që çdo tentativ apo fraksion brenda PD ka dështuar sepse ajo parti është biznes “shpk” e Sali Berishës dhe ky i fundit e ka hipotekuar. Ai do vdes duke e marr vulën e partisë me vete dhe Lulzim Bashën e ka vënë si figurant.

I rekomandova mos merrej me Lulzim Bashën sepse nuk është kryetar por të ndërtonte një grupim të ri me vajza dhe djem jashtë PD.

Rudina këmbngulte që duhet bënte një grupim me deputet demokrat dhe ky ishte jo vetëm vendimi fatal i saj por dhe gabimi i mungesës eksperiencës.

Rudina ishte ende e brishtë dhe kërkonte të krijonte grupin e saj me peshkaqen 30 vite në politik.

Rudina ende nuk e kish kuptuar që vendet bosh në parlament po plotësoheshin nga listat me deputet  që i komandonte Berisha dhe Meta.

Ajo nuk donte ta besonte këtë të vërtet pavarësisht faktit që Partia Demikratike përjashtoi vetëm Rudinën për mos djegie mandati dhe jo deputetët e tjerë që hyn në Kuvend.

Sot po shoh në rrjete sociale që kanë filluar proçedirat e shkarkimit të Rudinës dhe me kaq filmi mbaron.

Këtu mbyllet edhe seria e fundit e telenovelës ndërkombëtarve që me naivitetin e tyre ëndërruan që dy peshqit e mëdhenj Meta dhe Berisha mund peshkohen dhe mbyllen në rezervat duke krijuar opozitën e re të drejtuar nga Rudina.

Washingtoni dhe Brukseli nuk arritën ta kuptojnë që Rudina nuk mund të bëj një ushtri me “Hajdar” sepse ata kanë qën dhe janë kamikaz që shpërthejnë me telekomand nga dyshja Meta-Berisha!

Jo se ata kanë frikë Rudinën por kanë frikë nga reforma në drejtësi e cila pa votat e grupit Rudinës nuk mund të kalohet në parlament.

Washingtoni dhe Brukseli gabuan dhe krijuan iluzion që menduan se do i bējnë opozitë Edi Ramës me Rudinën dhe do asgjesojnë establishmentin e vjetër me grupimin e “Hajdarve”.

Tani për hir të miqësisë 30 vjeçare më duhet ti dërgoj një SMS vajzës së Azemit.

“E dashur Rudina,

Të pata paralajmëruar kujdes nga besë-prerët sepse tash vetēm emri të ka ngel pasi mbiemrin ta kanë vrarë bash në oborrin e PD.

Mos kalo dy herë tek i njëjti shteg ku nxorën në prit babait tënd”

Etiketa: kresdhnik spahiuRudina Hajdari
Pas

Bernd Borchard flet për “Zërin e Amerikës”: Të gjendet zgjidhje maksimumi deri në fund të vitit

Para

“Bashkohemi për herë të parë dhe të fundit”/ Në ditëlindjen e Ergit, Barbana publikon këngën e lënë përgjysëm

Para
“2 vite pa ty engjëlli im”, Barbara Dini dedikim prekës për vdekjen e vëllait

"Bashkohemi për herë të parë dhe të fundit"/ Në ditëlindjen e Ergit, Barbana publikon këngën e lënë përgjysëm

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.