Telenovelës maqedonase për krijimin e qeverisë duket se po i vjen fundi. Lideri i LSDM, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja Radmila Shekerinska dhe sekretari gjeneral Oliver Spasovski, është drejtuar ditën e sotme për tek presidenti Ivanov për të marrë mandatin për qeverinë e re.
Para rezidencës presidenciale, ai është prononcuar para mediave duke dhënë një mesazh se, “së shpejti fillon transferi i pushtetit në mënyrë të qetë”.
“Kjo ditë është historike për qytetarët se në dorë kam 67 nënshkrime të deputetëve dhe këto nënshkrime mundësojnë që të mbarojë kriza dhe kthimi i jetës në vend, pres që Ivanov të më jep mandatin që të fillojmë bisedimet për formimin e qeverisë së re, dërgoj tek institucionet dhe qytetarët mesazh se së shpejti do të fillojë transfer i qetë dhe i shpejtë i pushtetit”, ka deklaruar kështu Zaev. (E.K/SHUPLAKA)