16:47 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Fundi i teorive konspirative për vdekjen e Adolf Hitlerit, ja kur dhe si vdiq ‘Fyhreri’

21:07 | 20/05/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fundi i teorive konspirative për vdekjen e Adolf Hitlerit, ja kur dhe si vdiq ‘Fyhreri’

Adolf Hitleri vdiq në vitin 1945 në Berlin, pasi kishte pirë cianur dhe më pas kishte qëlluar veten me një pumb në kokë, konfirmojnë kërkuesit francezë që patën akses në mbetjet dentare të diktatorit që ruhen ende në Moskë.

“Dhëmbët janë origjinalë, nuk ka dyshim për këtë. Studimi ynë provon se Hitleri vdiq në vitin 1945,” – u shpreh për AFP-në profesor Philippe Charlier.

“Mundëm t’i japim fund të gjitha teorive konspirative rreth Hitlerit. Nuk ka shkuar në Argjentinë me një nëndetëse, nuk është fshehur në një bazë në Antarktidë, as edhe në anën e errët të Hënës,” – qartësoi Charlier. Studimi, në të cilin Charlier është autor bashkë me studiues të tjerë u publikua këtë të premte në revistën shkencore “Europian Journal of Internal Medicine”.

“Analiza e dhëmbëve të Hitlerit si dhe disa pjesëve të saj nuk gjeti asnjë mbetje të mishit, kujtojmë se diktatori ishte vegjetarian, – sqaroi Charlier. “Në mars dhe në korrik të 2017 shërbimet sekrete ruse, FSB dhe arkiva të tjerë shtetërorë autorizuan një ekip shkencëtarësh për të ekzaminuar kockat e diktatorit për herë të parë qysh prej 1946,” – rrëfen eksperti.

Ekipi francez mundi të analizojë një fragment të kafkës që i atribuohet Fuhrerit, e cila kishte një vrimë në anën e majtë dhe që ka të ngjarë të jetë provokuar nga plumbi. Morfologjia e fragmentit korrespondonte me radiografitë e kafkës së Hitlerit të marra para vdekjes së tij. Ky studim pohon versionin e përgjithshëm të pranuar se Hitleri vdiq në 30 prill 1945 në bunkerin e Berlinit bashkë me Eva Braun. Studimi jep të dhëna të reja mbi shkaqet e sakta të vdekjes së tij. “Nuk e dinim se kishte përdorur një kapsulë cianuri për të vdekur apo një plumb në kokë. Ka shumë të ngjarë që të jenë të dy,” – u shpreh Charlier.

Analiza e dhëmbëve nuk gjeti asnjë gjurmë pluhuri, çka tregon se revolveri nuk ka hyrë nga goja, por ka të ngjarë që është shënjestruar në qafë ose në ballë. Gjithashtu depozitimet ngjyrë blu në pjesët e dhëmbëve mund të tregojë se ka patur një reaksion mes cianurit dhe metalit të dhëmbëve. Charlier, specialist në mjeksinë ligjore dhe antropologji ka marrë pjesë edhe në analizat e zemrës së mumifikuar të Rikard Zemërluanit. / Daily Telegraph – bota.al

Etiketa: Adolf Hitlervdekja
Pas

Audiopërgjimi për Agron Xhafajn, avokati: PD bëri gafë, ja kujt duhej t’ja jipte për ta publikuar

Para

Gara për Europa League, Milan nuk ‘llogarit’ Fiorentinën. Spektakël dhe gola në ‘San Siro’ (VIDEO)

Para
Gara për Europa League, Milan nuk ‘llogarit’ Fiorentinën. Spektakël dhe gola në ‘San Siro’ (VIDEO)

Gara për Europa League, Milan nuk 'llogarit' Fiorentinën. Spektakël dhe gola në ‘San Siro’ (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.