Një shtetas është arrestuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Ai është Pjetër Marku 53 vjeç me banim në Rrëshen. Sipas policisë ai ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, prandaj edhe është arrestuar.
Ky nuk ishte rasti i parë i dhunës për Markun, pasi ai e kishte përsëritur këtë edhe më parë. Policia i ka bllokuar edhe armën e gjahut me leje që iu gjet në banesë të arrestuarit. Kjo pasi ajo mund të bëhej burim për një krim edhe më të rëndë.
Mbi të rëndon akuza ”Dhunë në familje e përsëritur”. (E.K/SHUPLAKA)