Rreth një muaj më parë ‘’Faxweb.al’’ publikoi fotot e një hoteli 5-katësh që po ndërtohej disa metra larg shtratit të lumit të Drinos në Tepelenë, pavarësisht se zona në fjalë konsiderohet e mbrojtur dhe nuk duhet të kryhen ndërtime.
Ndërtimin e këtij hoteli e konfirmoi pak ditë më parë dhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se tashmë Tepelena me hotelin, do të ishte e denjë për një mbledhje dyditore të qeverisë së tij.
Rama nuk dha sqarime për arsyet se pse ky hotel po ndërtohet mbi shtratin e një lumi, madje-madje i dha gjithë mbështetjen kryebashkiakut Tërmet Peçi në nismën e marrë.
Po sot ç’ndodh pranë Ujit të ftohtë në Tepelenë:
Në fotot e mbërritura në redaksinë e ‘’Faxweb.al” pak minuta më parë shihet se puna ka përparuar ndjeshëm. Betoni është hedhur i gjithi në pesëkatet e hotelit. Mirëpo nuk sheh të njëjtën gjë kryeminstri Edi Rama dhe njerëzit që qëndrojnë pranë tij.
Mëngjesin e sotëm ai ka publikuar dy foto të projektit në dukje ekologjik, dhe disa metra larg rrjedhës së Drinos. Hoteli mbahet i rrethuar dhe mezor mund të shkrepet ndonjë foto nga kureshtarët.
Po për më shumë shihni fotot dhe e bëni krahasimin:
(E.K/FAXWEB.AL)