Gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme pas protestës ku banorët e Kukësit prishën trarët e tarifës në Rrugën e Kombit dhe e hapën atë të lirë për automjetet, forca të shumta policie janë parë të udhëtojnë nga Tirana drejt Kukësit por edhe tashmë të vendosura në komisariatin e qytetit verior.
Nga pamjet ekskluzive tw Fax News shihet se furgonët e policisë janë të shumë e të parkuar në vendin e quajtur Ura e Kukësit.
Bëhet me dije se 30 furgonë policie kanë bllokuar pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit
Kryeministri Rama në daljen e vet për mediat tha se të gjithë ata që kryen aktet e vandalizmit duke prishur sportelet në Rrugën e Kombit do të marrin ndëshkim sipas ligjit ndërsa opozita i ka bërë thirrje atij se Policia e Shtetit nuk duhet të nisë arrestimet protestuesve.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar përmes postimeve në Facebook, shtimin e forcave policore në qytetin e Kukësit duke i bërë thirrje Ramës të mos nisë terrorin ndaj qytetarëve të Kukësit.
Discussion about this post