Një aksident është regjistruar sot në Lezhë. Mësohet se një furgon i linjës Lezhë-Torovicë ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës të tjetra.
E plagosura u dërgua në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ka marrë fraktura në trup.
Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.