Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Maliq ku një furgon ka përplasur një këmbësor. I plagosur ka mbetur një 58-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Maliq/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Discussion about this post