03:09 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Furnizimi me ujë nga autobotet/ Veliaj bën paralajmërimin: Mos e përdorni…

16:08 | 15/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Furnizimi me ujë nga autobotet/ Veliaj bën paralajmërimin: Mos e përdorni…

Prej javësh të tërë, kryeqyteti është pa ujë. E vetmja mënyrë, për të siguruar ujë, janë autobotet.

FaxNews.al e ka ngritur këtë problem para 3 javësh, ku banorët e Yzberisht janë ankuar për mungesën e ujit. Për të siguar ujë, ata detyrohen ta blejnë në autobote.

Por, ky ujë që transportohet nga këto autobote, nuk ofron garanci për përdorim, sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranë.

Erion Veliaj u bëri apel qytetarëve për të mos blerë ujë që transportohet me autobote, pasi cilësia e këtij uji nuk ofron garanci për përdorim.

“Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur. Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve’’, u shpreh Veliaj në lidhje me furnizimin e qytetarëve me ujë të sjellë nga autobotet.

Ndërkohë, përfundoi ndërtimi i rrjetit të furnizimit me ujë për banorët e Astirit. Uji sillet direkt nga Bovilla.

“Kur shumica e Tiranës, përfshirë edhe politikën, ishte me pushime, ne kemi punuar për të sjellë, në kohë rekord, një linjë të dedikuar nga impianti i filtrimit të Bovillës, që është në anën tjetër të lumit të Tiranës, 10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike’’, deklaroi për përfundimin e rrjetit të furnizimit me ujë të zonës së Astirit.

Ndërkohë, nëpërmjet ‘’Twitter’’-it Veliaj publikoi lajmin se po përfundon ndërtimi i kolektorit të ujërave të shiut, në zonën midis Rrugës së Elbasanit dhe Qytet Studenti, e cila nuk investohej prej gati 80 vitesh.

(K.H./Faxweb.al)

Pas

Me 5 persona në bord, gomonja lëshon sinjalin SOS në afërsi të Karaburunit

Para

Ermali publikon foton me Amin, dhe i hap sfidë vajzave: Më mirë një burrë me lekë apo një…

Para
Ermal Mamaqi lë shakatë dhe shpreh dashurinë (FOTO)

Ermali publikon foton me Amin, dhe i hap sfidë vajzave: Më mirë një burrë me lekë apo një...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.