Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Xhon Zeqollari, 22 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ka shkuar pranë një pike karburanti në Pogradec, me mjetin tip “Benz” me targa TR 9831T, për t’u furnizuar me karburant dhe ka kryer pagesën duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 100 Euro të dyshuar si të falsifikuar.
Gjatë kontrollit të mjetit të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjithashtu kanë gjetur edhe 5 (pesë) kartëmonedha të tjera, të prerjes 100 Euro, të dyshuara si të falsifikuara.
Në cilësinë e provës materiale iu bllokuan kartëmonedhat e gjetura, si edhe mjeti i mësipërm.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post