Simon Mitraj 32 vjeç, banues në Vlirë, është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti pas akuzave për “Falsifikim të kartëmonedhave”.
Ai akuzohet se më 21 janar 2017, në orën 20:00 ka furnizuar mjetin e tij “Jeep” tek një karburant duke përdorur një kartëmonedhë 20 euro false.
Gjatë kontrollit të ushtruar pas kapjes së tij në flagrancë, policia gjeti 1460 euro false, të cilat u sekuestruan.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Sekuestrohet një automjet dhe 1460 euro falso! Kapet nga Policia autori i dyshuar për “Falsifikim të kartëmonedhave”. Arrestohet në flagrancë shtetasi: – Simon Mitraj, 32 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se: Më datë 21.01.2017, rreth orës 20:00, dyshohet se ky shtetas ka furnizuar automjetin e tij tip “Jeep” me targë AA 038 CR, tek një karburant në lagjen “Rilindja” duke përdorur një kartëmonedhë me prerje 20 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Gjatë kontrollit fizik që i është bërë këtij shtetasi, shërbimet i kanë gjetur 73 copë kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro (në total janë 1460 euro), të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”892″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]