07:41 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Furtuna” ndaj Arben Imamit pas deklaratës “Basha ka futur gra që kanë pjellë nga 3-4 herë”, reagimet më të forta ndaj tij

23:41 | 30/05/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Furtuna” ndaj Arben Imamit pas deklaratës “Basha ka futur gra që kanë pjellë nga 3-4 herë”, reagimet më të forta ndaj tij

Pas konferencës për shtyp ditën e djeshme, ku kërkoi shkarkimin e Lulzim Bashës, Arben Imami ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Opinion”.

Por, gjatë kësaj interviste, Imami  tha se Topalli është zëvendësuar në lista nga gra që pjellin 3-4 herë dhe që janë shtëpiake.

Dhe kjo ka bërë që ndaj tij të nisë një furtunë reagimesh, pse tha pjell, dhe jo lind.

“Të dëgjosh nga goja e një deputeti se qenka turp të jesh ‘Nënë me shumë fëmijë’ dhe kjo të privon të konkurrosh si e barabartë, padyshim mendon se je në një vend barbarësh. Të dëgjosh KM tënd brekushevarë që fyen dhe qesëndis fshatçe një kandidate perfekte për deputete si Grida Duma , ta zë mendja se vetëm Europë nuk i vjen erë nahisë sonë. Ku janë ato gratë e pushtetshme që bëjnë peticione (me të drejtë mbase) kur u lëndohet Vllahutin? A nuk kanë ndonjë fjalë të thonë sot dhe të lebetiten? Nëse nuk thonë, nuk janë veçse hipokrite dhe përligjëse vetëm të fondeve që marrin nga Europa për të drejtat (edhe të grave). Kjo shoqëri ka nisur të më bëjë me turp me falsitetin e saj”, shkruan shkrimtarja Flutura Açka.

Ndërsa prifti Gjergj Meta ka bërë një shkrim me titull: Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”

“Kur pashë sot në mëngjes, në shtypin online, deklaratën e Arben Imamit thënë dje në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëve, menjëherë mendova nënën time që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë.

P.S. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerzit …”

Silda Çepja ish-shefja e kabinetit të Ministrisë së Brendshme ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetit demokrat Arben Imami.

“Basha hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, u shpreh Imami mbrëmë por Çepe, e cila ndodhet e 22-ta në listën e PS-së jep shembullin e saj, si shtëpiake dhe si grua në karrierë.

Ajo thotë se ka lindur tre fëmijë dhe njëkohësisht ka punuar me kohë të plotë.“Kam lindur tre fëmijë. Nuk i kam pjellë, benimam, se lopët pjellin. Gratë sjellin në jetë fëmijë, engjëj. Fatkeqësisht disa kur rriten bëhen djaj të këqij.Ndaj na marrsh të ligat, benimam!”, shkruan Çepja.

Analisti Kim Mehmeti është një tjetër personazh që ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të ish-deputetit demokrat Arben Imami, i cili u shpreh se “vihen në listë shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë”.

Në reagimin e tij, Mehmeti shprehet se kjo deklaratë e Imamit i kujtoi ato të antishqiptarëve serbë që i shihnin gratë si “makina” pa ndjenja e pa kokë që shërbejnë vetëm për të pjellë, për të realizuar “Shqipërinë e Madhe”.

Ai shkruan se nuk mund ta besonte se kjo do të dilte dhe nga goja i një politikani shqiptar që tregon se prodhuam “kafshë politike” që po ua hoqe grazhin e shtetit shohin vetëm pjella të pavlera.

(M.D/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: arben imami
Pas

25-vjet Deutche Welle, gazetarja Mimoza Kelmendi: Kartëvizitë e Gjermanisë

Para

Floida Kërpaçi VS Barbara Doda, DEBAT mes të rejave të LSI-së dhe PD-së

Para
Floida Kërpaçi VS Barbara Doda, DEBAT mes të rejave të LSI-së dhe PD-së

Floida Kërpaçi VS Barbara Doda, DEBAT mes të rejave të LSI-së dhe PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.