Burime nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama Shëngjin më drejtuesit e rajonit të veriut tregojnë për Faxweb.al se nesër në orën 17:00 në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, të gjithë drejtorët e Shkodrës për vendimet që janë marrë gjatë ditës së sotme dhe që kryesocialisti ua ka komunikuar.
Këto vendime kanë të bëjnë me emërimet e reja kryesisht në Bashkinë e Shkodrës, nga ku burime thonë se ka urdhëruar që postet drejtuese dhe kryesore të merren nga gra.
Faxweb.al zbulon se nesër në 18:00 Rama mbledh edhe kryesinë e PS, me temë kryesore situata në Shkodër e caktimi i drejtuesit të ri politik në këtë qark.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla në mbledhjen e veriut tha se regjistri elektronik i anëtarësisë do të realizohet deri në 5 shtator
“Kryetarët e organizatave socialiste të zgjidhen deri në 16 tetor. Të përfshihen njerëz me integritet si mësues dhe infermjerë. Delegatët për kongres duhen sjellë deru në 9 nëntor. Në cdo organizatë duhet të ketë përgjegjës një i punësuar nga bashkia ose institucionet qëndrore që pas pune të jenë në zonë me partinë”, mësohet të ketë thënë Balla.
Rama po ashtu iu ka shpjeguar ndryshimet që do paraqesë për ligjin e dekriminalizimit pas rastit të Pjetrit si dhe një verifikim të IKMT, bashkive dhe policisë në gjithë vijën bregdetare për ndërtimet e paligjshme. Ai ka kërkuar thellim dënimi për ata që nuk deklarojnë në formular veprimtarinë e tyre dhe të shkuarën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post