Verës pothuajse i ka ardhur fundidhe shtatori rikthen në ekran programet më të dashura për të gjithë shqiptarët.
Po duket se do të ketë disa ndryshime në rradhët e drejtueseve apo bukurosheve që jemi mësuar tashmë ti shohim çdo ditë në ekran.
Teksa kemi mësuar lëvizjet e disa prej moderatoreve si Marina Vjollca, Ajola Shehu, Floriana Garo, Bora Zemani, u përfol se ndryshimet e sezonit të ri do të preknin edhe dy moderatoret bukuroshe, Jonida Vokshi dhe Viola Spiro.
Fillimisht, Jonida u përfol se nuk do të ishte më pjesë e “Digitalb” me programin e të hënës në mbrëmje, “Thurje”, por duket se zërat ishin gabim. Moderatorja jo vetëm që do të jetë pjesë e “Digitalb”, por do të sjellë edhe risi me programin e saj, “Thurje”.
E kontaktuar nga “Blitz.al”, Vokshi shprehet: “Jo, nuk jam larguar nga “Digitalb”, por përkundrazi kam kohë që po merrem me përgatitjet e sezonit të ri. Kemi në plan të bëjmë disa ndryshime në përmbajtje, duke e bërë pjesën e personazheve më të koncentruar, por më shumë dua t’i lë surprizë në emisionin e parë. Do të jemi në të njëjtën fashë orari, pra çdo të hënë, në orën 21.00. Ndërkohë paralelisht po punoj për një film me metrazh të gjatë për në shtator”.
Nga ana tjetër, për Viola Spiron u përfol se nuk do të ishte më pjesë e “Ora News”, por moderatorja e re ka zgjedhur të sqarojë gjithçka për Blitz.al.
“Unë nuk jam larguar nga “Ora News” në këtë sezon të ri televiziv”, – tregon Viola. “Thjesht kam mbyllur sezonin në korrik të “Ora Skaner”, program i cili nuk ka qenë që në fillim i imi. “Ora Skaner”-in e mora në mes për arsye të televizionit. Ndërsa tani në shtator kam diçka tjetër, po në të njëjtin televizion”.