Pasi ishte suspenduar për dy vite për shkak të dopingut, Tyson Fury ka marrë dritën e gjelbër për rikthim në boks.
Menjëherë pas këtij lajmi, vetë Fury ka shkruar në Twitter ku shpreh dëshirën që të ndeshet menjëherë me kampionit aktual të peshave të rënda, Anthony Joshua.
Ish-kampioni i peshave të rënda, Tyson Fury nuk ka boksuar që kur mposhti Vladimir Klitschkon në nëntor të vitit 2015.
“Anthony Joshua ku je djalosh? Po vij për ty, askush nuk mund të më bllokojë rrugën tani”, ka shkruar Fury në Tëitter. (B.H/Faxweb)