”FUSHA shpk” fiton tenderin e Sheshit Skënderbej e vetme, pa asnjë konkurent në garë. Kompania e Shkëlqim Fushës ka fituar mbi 978 milionë lekë të reja, pa konkurencë në procedurën e prokurimit të hapur: “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të”
”Fondi limit:979,884,648.56 (nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë milion e tetëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzetë e tetë pikë pesëdhjetë e gjashtë)lekë pa TVSH.”, detajohet në njoftimin e shpalljes së fituesit, i cili do punojë për 1 vit në sheshin kryesor të Tiranës.
Kriteri kryesor përzgjedhës, vlerësuar nga Autoriteti Kontraktues Bashkia e Tiranës ka qenë çmimi më i ulët, por ajo që zbulohet është se oferta e kësaj kompanie nuk kishte me kë të krahasohej për faktin se ka qenë krejt e vetme në garë.
”Njoftojmë se, kanë qënë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:
1.Operatori ekonomik “Fusha” shpk NUIS J61922018S
Vlera e ofertës = 978,878,878.78 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë pikë shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH
Nuk ka asnjë Operator ekonomik të skualifikuar”, shkruhet në njoftim. A ngre dyshime ky fakt mbi favorizime kompanish?! Vështirë të dalësh në përfundime, por mund të ngrihet një kundëpyetje: Pse Bashkia e Tiranës bën një garë vetëm me një konkurent për një vepër kaq të rëndësishme e me kaq shumë para në qarkullim?! (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”849″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]