Mësohet se policia turke ka arrestuar ditën e sotme në Stamboll rreth 150 ushtarë të dyshuar si të lidhur me organizatën Hikmet ose ndryshe FETO, të Fetulla Gylen, kundërshtarit politik në ekzil të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Prokuroria e Stambollit po heton 300 ushtarë në kuadër të strukturave paralele të FETO-s, të cilat shteti turk po përpiqet të spastrojë nga trupa e vet. Prokuroria lëshoi urdhërarreste për rreth 210 ushtarë.
Presidenti Erdogan dhe qeveria turke akuzojnë organizatën FETO se më 15 korrik të vitit 2016, tentuan një grusht shteti ushtarak, që dështoi dhe që synonte përmbysjen e rendit kushtetues dhe autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi. Gjatë përpjekjes së grushtit ushtarak në Turqi, 250 persona humbën jetën dhe 2 200 të tjerë u plagosën.
(E.L./Faxweb)