Euro ka pësuar një tjetër zhvlerësim të fortë sot, ai do të kembehet me 132.66 lekë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.
Përkundrejt monedhës vendase euro është nënçmuar me 0.35 lekë nga dje.
Për ekspertë të kursit kjo është një lëvizje normale dhe e pritur duke marrë parasysh trendin që ka ndjekur euro gjatë gjithë vitit. Ata kanë theksuar që euro do të zbresë poshtë 131.5 lekëve me shtimin e fluksit të turistëve.
Sipas ekspertëve ka qenë fushata elektorale një ndër faktorët që ka çuar në zhvlerësimin e monedhës së përbashkët në këto nivele.
Përveç se shpenzimet e fushatës elektorale si asnjëherë më parë këtë vit po bëhen në valutë, ka bërë edhe që njerëzit të largohen nga punët dhe të fokusohen te ajo, duke sjellë që në treg të ketë tepricë valute dhe më pak lekë.
Ndërkohë në zhvlerësimin e euros kanë ndikuar edhe turistët, kryesisht të huajt nga Italia, Çekia dhe Polonia. (S.SH/Shuplaka)