Qeveria “Haradinaj” ka vendosur t’i kundërpërgjigjet Serbisë për fushatën e saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës.
Ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë se ka miratuar masat tregtare të importit për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, të dyja këto nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
Mediat kosovare thonë se pas vendimit të marrë të gjitha produkteve serbe, në përjashtim të brendeve ndërkombëtare, do të kenë taksë shtesë prej 10%.
“Për herë të parë kemi marrë masë mbrojtëse. Kemi marrë vendim për vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës”, ka thënë Haradinaj.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur se Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha për të dëmtuar sovranitetin e shteti, e këto masa ndaj mallrave serbe janë kundërpërgjigje ndaj kësaj sjelljeje të Serbisë.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post