‘’Fushatë si kjo skemi parë!’’, kështu e nis komentin e tij të shkurtër ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai thotë se Partitë tregojnë sa vota do të marrin pa paraqitur ndërkohë asnjë lloj platforme konkurruese.
‘’Partitë tregojnë se sa vota do marrin në vend të thonë ç’do bëjnë për ti marrë!!! Politikë falli me kafe turke! Por kanë një rrugë të gjatë për të bërë, meqë ra fjala! Të shohim’’, shkruan më tej ai.
E në fakt deri më tani nuk kemi parë asnjë platformë konkrete dhe të mirëmenduar nga ana e partive, e kushtëzuar kjo edhe nga situata politike.
Pas një kohe të gjatë retorika e PD-së dhe PS-së ka ndryshuar me 180 gradë dhe në raport me njëra tjetrën pas marrëveshjes së famshme të 18 majit mes Ramës dhe Bashës.
Fushata fillon zyrtarisht nesër dhe ndërkohë që brenda këtyre dy ditëve PD-së i duhet të depozitojë dhe listat e kandidatëve për deputetë.
(E.K/SHUPLAKA)