11:28 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Moti i keq, situata në vend.Fushë-Arrëza në -19 gradë, fshatrat e Pukës të izoluara

08:53 | 08/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Moti i keq, situata në vend.Fushë-Arrëza në -19 gradë, fshatrat e Pukës të izoluara

Temperaturat që vijojnë të jenë në vlera të ulëta, kanë përkeqësuar situtatën në disa zona të vendit. Mësohet se në Fushë-Arrëz termometri shënon -19 gradë Celsius ku për pasojë ka shkaktuar probleme me ujësjellësin për shkak të ngrirjes së tubacioneve.

Situata paraqitet problematike edhe në Pukë, ku mjetete duhet të qarkullojnë me zinxhirë në akset nacionale, ndërkohë që akset rurale vijojnë të paraqiten të bllokuara.

Më poshtë iu rendisim akset rrugore në disa zona të vendit me problematikat përkatëse:

Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë i kalueshëm me zinxhir.

Në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, rënie të orteqeve të dëborës.

Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti-Qelëz i bllokuar për të gjitha mjetet

Aksi rrugor fushë Arrëz-Qafë Shllak i bllokuar, po punohet për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë.

Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë.

Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape rruga është e bllokuar.

Si pasojë e motit të keq, situata vijon të mbetet problematike edhe në Kukës. Bëhet e ditur se akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa mbeten të bllokuara fshatrat Grykë Çaje, Kalis, Arren, Suroji, Zapodi, Topojani, Shishtaveci, Malzi dhe Lekbibaj. 

Ulja e temperaturave dhe për pasojë reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme për qarkullimin rrugor në të gjithë vendin, çka është ndjekur edhe nga mungesa e energjisë elektrike.

Vala e të ftohtit shënoi kulmin e saj ditën e shtunë, kur temperaturat ranë deri -3 gradë në bregdet, deri -7 zona e ulet dhe -15 grade në qytetet e zonave malore. Me fillimin e javës pritet një rritje e lehtë temperaturash, ndërkohë që parashikohet që reshjet në zonat malore dhe lindore të rikthehen në sasi të pakta gjatë datave 10-11 janar. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: energji elektrikepukereshje boretemperatura minus
Pas

Momenti kur policia saudite ekzekuton dy kamikazë të Shtetit Islamik (VIDEO)

Para

Tenderat, institucionet kërkesa për mallra dhe shërbime. Nga kollaret për meshkuj te biletat për Singapor

Para
Tenderat, institucionet kërkesa për mallra dhe shërbime. Nga kollaret për meshkuj te biletat për Singapor

Tenderat, institucionet kërkesa për mallra dhe shërbime. Nga kollaret për meshkuj te biletat për Singapor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e parqeve eko-industriale! Gonxhja: Projekti përfundon në 2027, parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh!

Dosja 5D! Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjes dhe miqve

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Ndahet nga jeta Artan Lame

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.