Një automjet i djegur është gjetur në Borizanë të Fushë-Krujës.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në brendësi të automjetit është gjetur një kufomë e djegur.
Rreth këtij automjeti fshihen enigma të shumta pasi nuk dihet arsyeja pse është djegur e fshehur në atë vend.
Policia nuk ka lejuar që gazetarët të filmojnë. Nuk ka informacione të tjera lidhur me automjetin dhe pronësinë.
https://www.youtube.com/watch?v=Xmb1XQi564o&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)