Gjatë ditë së sotme një makinë është gjetur e djegur në Derven, në Fushë Krujë. Fax News raporton se brenda automjetit të djegur janë gjetur mbetje të një personi që dyshohet se i perkasin shtetasit me iniciale XH.O nga Kosova.
Shtetasi nga Kosova është vrarë dhe pastaj është djegur së bashku me mjetin. Automjeti tip Volkswagen është tërësisht i djegur. Mjeti është me targa të San Marinos. Paraprakisht raportohet se është një akt i mirorganizuar kriminal.
Policia vazhdon krehjen e zonës dhe nuk dihet nga mund të jenë larguar autorët.
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarje.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post