Është përkeqësuar situata në fshatrat e përmbytur të Fushë-Krujës aty ku niveli i ujit ka arrirut në 1 metër nëpër tokat e disa fshatrave.
Mendohet se shkak për përkeqësimin e situatës është shkarkimi i liqenit të Bovillës.
Fshatrat e Fushë-Krujës që ndodhen nën ujë janë Murqinë, Mallkuç, Gjuricë, dhe Likmetë.
Prej disa ditësh, shumë qytete në veri dhe jug të vendit janë përfshirë nga përmbytjet për shkak të motit të keq dhe bllokimit të kanalizimeve.
Gjendja më alarmante është në qytetin e Shkodrës, Durrësi dhe Fushë-Kruja.
(F.G/Faxweb.al)