Me klas. Melania Trump ka goditur vërtet në shenjë me fustanin e zgjedhur, modelin dhe ngjyrën që i rrinte për mrekulli me dorezat klasike.
Ndërsa pritej nga Michelle në Shtëpinë e Bardhë dhe presidenti në ikje Barack Obama, presidenti i zgjedhur Donald Trump që do të inaugurohet sot mbërriti me bashkëshorten e tij.
Michelle, veshur me një fustan që në ngjyrë vishnje takoi përzemërsisht Melania-n, por duket se dhurata që ajo solli me vete e shpërqëndroi.
Michelle ka qenë duke kërkuar një ndihmës për mbajtjen e dhuratës, por askush nuk po afrohej. Më në fund ka qenë vetë Obama që e çoi vetë dhuratën pranë ndihmësit me qëllim që duart e tyre të ishin të lira për foton zyrtare të momentin.
Me siguri që Michelle dhe stafi i tyre nuk e kanë llogaritur se Melania do të sillte me vete një dhuratë për ta. (V.G/SHUPLAKA)