Oregsa Zaimi një nga këngëtaret më të mira të në skenën shqiptare, me një stil unik dhe aspak komercial. Veç kësaj ajo dallohet dhe për një stil të veçantë në veshje. E ftuar në emisionin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho ajo ka treguar veshjet e saj më të bukura skenike, por edhe ato të përditshmërisë.
Në fakt fustani që na ra në sy ishte ai i fejesës së saj. Orgesa ka treguar se ai është “vintage” dhe i punuar i gjithi me dorë. “Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – ka rrëfyer këngëtarja teksa ka treguar fustanin e kuq. (M.Q/Faxweb)