Ish-kampioni i botës me Anglinë në vitin 1966 Martin Piters ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 76-vjeçare në banesën e tij.
I ndjeri vdiq gjatë kohës që po flinte gjumë në shtëpinë e tij. Familja e Pitersit dha lajmin e dhimbshëm për të gjithë botën.
“ Me hidhërim të thellë njoftojmë se Martini vdiq qetësisht në gjumë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Një bashkëshort, baba dhe gjysh i dashur dhe një njeri i sjellshëm dhe xhentil, jemi të dëshpëruar nga largimi i tij nga kjo jetë, por tepër krenarë për ato çfarë arriti dhe për kujtimet që dha.
Një mesfushor i talentuar, Piters spikati në vitet 60’ në Angli dhe Europë me ekipin e Uest Hamit. Ai shënoi golin e dytë në finalen historike të Kupës së Botës në Uembli kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila u fitua me rezultatin 4-2 nga “Tre Luanët”.
Me klubin e Uest Hamit fitoi Kupën e Kupave në vitin 1965. Ai luajti në ekip me kapitenin legjendar Bobi Mur dhe sulmuesin Xheof Hërst, i cili realizoi tripletë në finalen e 1966.