Ish-futbollisti i klubit të Kastriotit, Erjon Ruci ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi krutan, i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të futbollistit të vet Erjon Ruci, i cili kishte vite që ishte pjesë e ekipeve të moshave për krutanët.
Klubi bën me dije se, Erjon Ruci humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një goditje që ka marrë në zemër, gjatë një feste.
“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”, shkruan Klubi i Kastriotit.
Ndonëse ishte pjesë e skuadrave zinxhir të Kastriotit, i riu në fillim të këtij sezoni hoqi dorë nga futbolli, për arsye personale.
(K.H/Faxweb.al)