Ndërsa këtë të dielë skuadra e futbollit të Kosovës, “Gjilani” ra në renditje, gjë për të cilën fajsoi gjyqtarët, tifozët e saj “Skifterët” nuk kanë të ndalur së kërcënuari. Madje këta të fundit kanë arritur në ekstrem pak ditë më parë ku kanë kërcënuar seriozisht Federatën e Futbollit të Kosovës si dhe çdo zyrtar të saj.
Mirëpo kërcënimet e tyre nuk mbyllen këtu. Së fundmi pak para ndeshjes së ardhshme, që do të zhvilloi Gjilani kundër Ballkanit në Suharekë këtë fundjavë, kanë publikuar një foto me me një foto me thika dhe shufra të hekurit, një shenjë kjo e cila tregon se do të ketë tensione.
“Të Premten udhëtojmë drejt Suharekës për të qenë afër klubit në takimin e radhës jashtëzakonisht të rëndësishëm, në mbrojtje të dinjitetit ,nderit dhe futbollit, kundër padrejtësive dhe nëpërkëmbjes nga ata për të cilët futbolli vazhdon të mbetet instrument biznesi.Për detajet e udhëtimit do të njoftoheni me kohë.”- thonë tifozët
Discussion about this post