Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën në spital.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë spitalit ku ai ndodhej dhe nga zyrtarë të FSHF.
Ai humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Partizanin dhe u dërgua menjëherë në spital. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, futbollisti nuk arriti që të mbijetonte dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.
Sfida u ndërpre në minutën e 24′ kur rezultati ishte 1-1. Dwamena u dërgua në spitalin e Kavajës, ku mjekët e munduan ta shpëtonin. Ganezi u transferua tek Egnatia në muajin janar dhe që atëherë impakti i tij në Superligën ka qenë i jashtëzakonshëm. Më përpara ai ka luajtur me skuadra si Real Zaragoza, Levante apo Zurich.
Probleme me zemrën ai ka patur edhe më parë, pasi një situatë e tillë i ka ndodhur atij edhe 2 herë të tjera në fushën e lojës.
Para 1 muaji ai mbushi 28 vjeç. Në 10 ndeshjet e para këtë sezon me Egnatian në Superiore, Dwamena ka shënuar 9 gola.