Futbollisti brazilian Bruno Arrabal, i cili luan për Kamzën në një intervistë për “Panorma Sport” është shprehur se Shqipërinë e ka njohur nga paraqitja gjatë kampionatit Europian.
“Të jem i sinqertë, nuk kam fare njohuri as se ku binte Kamza dhe nuk kisha asnjë informacion për klubin. Vetëm kisha dëgjuar për Shqipërinë, kur bëri një paraqitje mjaft të bukur në Europianin e kaluar, sidomos në ndeshjen kundër Rumanisë duke fituar 1-0. Siç e thashë edhe më lart, ishin disa ndërhyrje që unë arrita të vija këtu ku jam”, thotë ai.
Ndërkohë që shton se gjithëmonë ka kërkuar një ekip ku të shfaq vlerat e tij si futbollist dhe se ndaj erdhi ne Kamëz.
“Gjithnjë kam kërkuar ekipin në të cilin do të kem mundësi më shumë për t’i shfaqur vlerat e mia si futbollist, por edhe atje ku do të kem më shumë hapësirë për të luajtur. Kam folur me trajnerin Ndreu dhe ai besoi te mua, kjo më motivoi edhe më shumë. Kam kërkuar një vend ku do të jem i pëlqyer dhe i respektuar.
Kur erdha në Kamëz, u binda se ky është vendi ku unë dua të luaj. Të gjithë janë shumë të mirë këtu, duke filluar nga trajneri, nga stafi drejtues, nga të gjithë lojtarët, por respektin më të madh e ruaj për “vëllain” tim, Leo, që është krahu i djathtë. Kjo bën që unë të jap gjithçka nga vetja në fushën e lojës”, shprehet Arrabal.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post