Futbollisti i Partizanit Renato Malota, gjatë ditës së sotme i është nënshtruar një operacioni në këmbën e majtë. Mbrojtësi vuante nga një dëmtin n kaviljen e këmbës së majtë, që pasi mori një dëmtim gjatë sezonit të kaluar në fushën e lojës.
Malota ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet i shtrirë në krevatin e spitalit. Ai shkrun se operacioni ka përfunduar me sukses dhe së shpejti do t’i bashkohet ekipit.
Malotën e ka vizituar edhe këshilltari i presidentit Demi, Luçiano Moxhi, i cili gjatë këtij sezoni do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në merkaton e Partizanit.
“Çdo gje doli me sukses… Se shpejti me ekipin dhe me te forte se kurre”, janë fjalët e Malotës.
Megjithatë, me shumë gjasa ai do i humasë ndeshjet e Ligës së Europës, pasi pritet që në stërvitje të ktheht në fund të korrikut. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post