Dikur luante në fushë me futbollistë të njohur si Christiano Ronaldo, por tani jeta ka marrë tjetër drejtim për ish-futbollistin shqiptar, Bledar Lenën.
Në një intervistë për “Panorma Sport” ka thënë se e ka marrë vetë këtë vendimin për të hequr dorë nga futbolli për shkak të pagesës.
Ndërsa tregon se tani është berber”një punë që e bëj më dëshirë”, shprehet ish-futbollisti.
“Kam luajtur në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar, por suksesin më të madh e kam arritur kur u ngjita në Superiore me Gramozin dhe me Kukësin. Jam aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Real Madrid dhe nuk e harroj, pasi të luash në një ndeshje të atillë të mbushur me yje nuk harrohet asnjëherë. Por, një moment i thashë “stop” futbollit, pasi nuk luhej me plot strese. Futbollistët me atë rrogë mbahen, ndërkohë që një herë e merrje, një herë tjetër jo. Tani jam berber dhe është një punë që e bëj me dëshirë. Futbollin e kam pasion, por kam një profesion që paguhet më mirë se një futbollist”, thotë Lela.
(S.SH/Shuplaka)