Një futbolliste nga Kameruni, Klaudia Obogo që është prej tre vitesh në ekipin e femrave të Tiranës dëshiron që të ketë partner shqiptar. Sipas saj, meshkujt shqiptarë janë tepër të sjellshëm dhe romantikë.
Nuk kanë ndonjë specifikë se si duhet të jetë nga paraqitje partneri i saj, por dëshiron që të ketë një sjellje të mirë. Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Klaudia tha:
“Mua më pëlqen të bëj stërvitje me skuadrën, e cila është familja ime. Prindërit janë bërë merak. (A do të martoheshe me një djal shqiptar) Pse jo. Nuk kam karakteristika fikse, unë dua një njeri të mirë. Djemtë në Shqipëri janë të sjellshëm dhe janë shumë romantik. Nuk kam pasur një lidhje me një djalë shqiptar, akoma jo”.
Përveç kësaj, ajo thekson se nuk do ta linte futbollin për një djalë pasi është pasioni i saj më i madh. Kështu futbollistja ecën me teorinë se një mashkull që e dashuron duhet ta pranojë dhe të respektojë dëshirat e saj.(A.M/Faxweb.al)