Gazetari Agim Xhafka ironizon përmes humorit takimin e mbrëmshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, takim ku mori pjesë edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.
“Mbrëmë tek darka,sapo Meta doli nga wc,pa një kamarier që mbante një tas supë peshku në tabaka.
-Për kë është?
-Për kryeministrin.
-Ma jep se ia çoj unë,-tha Meta e sa e mori futi gishtin e madh në tas.
Kur e la mbi tavolinë e pyeti Rama:
-O njeri, po gishtin pse e zhyt tek supa?
-Po ku ta fus?
-Fute në b…!
-Pa merak,aty e kisha deri tani,hahaha!- gjëmonte Meta nga e qeshura.”, shkruan Xhafka
Kjo darkë vjen 4 vjet pas marrëveshjes së 1 Prillit. Kryetari i PS-së, Edi Rama dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta qëndruan për rreth katër orë në një restorant tek “Pazari i Ri”. Të pranishëm në darkën e së dielës ishin edhe Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. (D.D/Shuplaka)