Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një marketi, kanë filmuar momentin kur pronari i një dyqani rrëmben armën që e kishte të fshehu poshtë banakut dhe fillon të qëllojë mbi personat që kishin hyrë ta grabisnin.
Ngjarja ka ndodhur në Louisiana. Tre persona kanë hyrë në një dyqan për të grabitur, ndërsa njëri i drejton dhe armën pronarit, por në një moment shpërqëndrimi të grabitësve aim err armën e tij poshtë banakut dhe fillon të qëllojë drejt tyre.
Të frikësuar, të tre fillojnë të vrapojnë në drejtim të derës për të shpëtuar. Ndërsa, pronari i dyqanit pretendon se kishte qëlluar në bark njërin prej plaçkitësve.
Sherifi William Earl Hilton, ka deklaruar se njëri prej të dyshuarve është në spital, i dyti është liruar pasi është i mitur kurse i treti është në arrati.
Policia po kërkon personin e tretë që ia doli të largohej. (B.H/Faxweb)