Persona të paidentifikuar janë futur në lokalin e një polici dhe e kanë rrahur atë.
Fax News raporton se ngjarja ka ndodhur më datë 28 shkurt, në lagjen “Apollonia”.
Mësohet se persona te paidentifikuar, i janë futur në lokali dhe e kanë goditur me sende te forta në kokë e trup shtetasin B.M. , 50 vjec.
50-vjeçari është efektiv i komisariatit të policisë Mallakastër dhe është dërguar në spitalin e Fierit.
I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën e ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(F.M/Faxweb)