Ka nisur që në orën 11 të ditës së sotme mbledhja e Këshillit Baashkiak në Shkodër, në ambientet e biblotekës së Universitetit Luigj Gurakuqi, ku po konstituohen këshilltarët e rinj.
Ndërkohë përfqësues të Partisë Demokratike, ashtu siç kishin paralajmëruar po zhvillojnë një protestë jashtë ambineteve të Biblotekës, e cila është blinduar nga forca të shumta të policisë.
Fax News bën të ditur se në mbledhje është vënë re prania e demokrates Greta Bardelli, kryetare e Këshillit të Qarku Shkodër. Siç raportohet, demokratja Bardelli është për të vëzhguar mbledhjen dhe për të dokumentuar parregullsitë.
Bardelli ka reaguar ashpër në sallë duke u shprehur se mbledhja është antikushtetuese dhe ilegjitime. Bardelli u është drejtuar të gjithë përfaqësuesve në sallë duke iu thënë se:
“Konstituimi është nul. Jeni në kundërshtim me ligjin.”- u shpreh ndër të tjera Bardelli.
Fax News raporton se mbledhja po drejtohet nga prefekti i Shkodrës Çesk Millja, pasi sekretari i Këshillit të mëparshëm Suel Hidri nuk e ka marrë për sipër që të drejtojë mbledhjen, për arsye politike.
Ndërkaq në mbledhje vihet re që mungon deputeti Ditmir Bushati, dhe si përfqësues nga Partia Socialiste është deputetja Senida Mesi dhe deputeti Luan Harusha. Po ashtu nga Partia Social Demokrate është deputetit Tom Doshi me 9 këshilltarë.
Burime për Fax News bëjnë të ditur nga mbledhja e Partisë Socialiste, se do të paraqitet si kandidate për Kryetare Këshilli Briselda Kadia, ndërkohë që kandidatë për nënkryetarë bashkie do të paraqiten Tereza Brisha dhe Arvit Qosja. Ndërkaq në mbledhje nuk është marrë vendimi për kryebashkiaken në largim Voltana Ademi.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post