Një 46 vjeçar është mbytur në ujrat e lumit Mat.
Viktima është identifikuar si Arben Marku dhe dyshohet se ishte futur për t’u larë në lumë.
Më datë 15.08.2018, rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A.M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur ” Ura e Shkopetit” ( urë pasarelë), dhe nuk ka dalë në breg.
Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij.
(M.Q/Faxweb)