I pazakonte mund të konsiderohet episodi i ndodhur këtë mesdite në Shkodër, ku në rrethana akoma të paqarta një person rreth të 50 tave ishte futur në ujërat e acarta të lumit Drin duke lënë në breg të lumit biçikletën e parkuar dhe rrobat që kishte sapo i kishte hequr.
Kontakti me ujin e ftohtë ka bërë që ai të ketë komplikacione në zemër dhe të fillojnë kërkimet për trupin e tij.
Pas disa minutash e ka marrë autoambulanca për ta dërguar në spital, ndërsa në sallën operative të policisë ishte raportuar si i mbytur dhe pa shenja jete.
Falë ndërhyrjes së bluzave të bardha, mrekullia ka ndodhur për 50 vjecarin i cili është rikthyer në jetë dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës.