Rikthet sërish procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë shqiptare, siç njofton KPK këtë herë në sitën e saj do të kalojë gjyqtari, Ahmet Jangulli.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka njoftuar se do të mblidhet në datën 3 tetor për seancën dëgjimore me gjyqtarin e gjykatës administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.
Kujtojmë se Jangulli ka qenë mollë sherri midis KLD-së dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila kërkoi shkarkimin e tij. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga KlD, e shoqëruar edhe me shumë debate.
Njoftimi i KPK
Subjekti: Ahmet Jangulli, gjyqtar në Gjykatën Administrative Shkodër, (anëtar KED)
Vendi: Rruga Kavajës,ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tiranë
Trupi gjykues: Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post