Reperi i njohur amerikan, Eminem, është shprehur se nuk e ka problem edhe nëse humbet gjysmën e fansave të tij për shkak të Trump.
Tetorin e vitit të kaluar Eminem goditi presidentin amerikan me një këngë rep duke u thënë fansave që të zgjidhnin nëse ishin me Trump apo me të. Gjatë një interviste për Billboard tha se nuk i intereson edhe nëse ka humbur gjysmën e fansave, pasi ka ngritur një kauzë për të cilën ka pasur të drejtë.
“Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e bazës së fansave atëherë le të jetë kështu, sepse une ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë dhe jam në anën e drejtë të saj.” (M.Q/Faxweb)