Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për kërcënimin e pretenduar si dhe fyerjet ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit gjatë ditës së djeshme i ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj për Telegrafin.
Ndryshe, të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat të nxehtë në mes të deputetit të PDK-së Abelard Tahiri dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Bislimi kishte thënë se gjatë seancës e cila u mbajt të enjten është kërcënuar nga Abelard Tahiri.