Situata në PS nuk është dhe aq e qetë sa shpesh Rama dhe njerëzit e tij të afërt brenda partisë përpiqen të tregojnë.
Në mbeldhjen e sotme mes Ramës dhe Grupit Parlamentar të PS-së ka pasur disa debate që nuk kanë dashur të marrin vëmendje nga ana e kryeministrit. Një prej të cilave ishte dhe buxheti i Vetingut.
E para ishte fjala e Saimir Tahirit i cili e theksoi disa herë që buxheti nuk duhet të reduktohet, ndërsa pasoi nga fjala e Erion Braçes edhe ky kundër vendimit të marrë. Braçe shprehu pakënaqësi në lidhje me injorimin që iu bë Komisionit të Ekonomisë.
“Herë tjetër të mos ndodhi më kjo gjë !”, ishte fjala e fortë e Braçes, shoqëruar dhe me një inat që nuk mund ta fshehte në fytyrë.
Mirëpo në këtë moment ka ndërhyrë dhe Bashshkim Fino dhe tonet mes të dyve u ndezën. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Ramës që iu bënte me shenja të dyve ‘’jemi live, jemi live”. Dhe mimika e Ramës s’ka qenë aspak e qetë.
Shenjë kjo e një paniku brenda rradhëve të PS-që, që debatet e forta jo vetëm që nuk lejohen në praninë e kamerave, po jashtë saj ç’mund të ndodh.
Ç’ndodh me PS-në, po transparenca, po liria e debatit, a mos janë pakënaqësitë e Braçes dhe Tahirit dhenjat e para të një krisje? Ndoshta ‘’tepsia” e gjitha për vete do të jetë më keq se ndarja, për të mos thënë hedhja e përgjegjësisë te të tjerët.
(E.K/SHUPLAKA)
https://www.youtube.com/watch?time_continue=62&v=P7S-550KSig