Sot Ditmir Bushati ia dorëzoi detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Kryeministrit Edi Rama dhe ky i fundit duke thënë se kjo është fjala më e shkurtër që ka mbajtur ndonjëherë, ia delegoi këtë post Gent Cakajt i cili më herët është refuzuar si kandidaturë nga presidenti.
Këto zhvillime i ka komentuar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili përmes një statusi në facebook, shprehet se sot e ka kuptuar kushdo se të jesh përkrah Ramës e të vazhdosh ta mbështesësh, sipas tij, është turp.
“Po ja që ka ende nga ata që e bëjnë edhe publikisht sepse ka dhe do të ketë gjithnjë qënie pa karakter dhe dinjitet që fytyrën e shesin të parën”, – Shkruan ai.
Statusi i plotë i Palokës:
Sot e ka kuptuar kushdo se te jesh ne krah te Rames e te vazhdosh ta mbeshtesesh eshte TURP. Po ja qe ka ende nga ata qe e bejne edhe publikisht sepse ka dhe do te kete gjithnje qenie pa karakter dhe dinjitet qe fytyren e shesin te paren. Cfare ata dhe ai qe i perdor , nuk kuptojne , eshte se fytyra e tyre nuk vlen me asnje lek…
(F.GJ/FAXWEB.AL)