Pavarësisht se në produksionin e filmave ka qindra ndoshta edhe mijëra punonjës, sërish ka shumë gabime të cilat deri në fund nuk korrigjohen.
Jo pak herë këto gabime përmbajnë informacione që nuk duhen shfaqur.
Më poshtë do të mund të gjeni disa foto ku dallohen disa gabime qesharake të hasur në filma të ndryshëm:
“Piratët e Karaibeve” – Jack Sparrow ka vënë një kapele me etiketë “Adidas” që dallohet qartë.“Troja” – Një aeroplan fluturon prapa Akilit (Brad Pitt)“Gladiatori” – Personazhi që luan Russell Crowe referohet si “spanjoll”, një term që nuk është përdorur deri në shekullin e 14, ndërkohë që filmi zhvillohet 1,200 vite më parë.“Gone with the Wind” -Në filmin klasik shihet një llambë e lidhur me një kordon elektrik, diçka e pazakontë në periudhën e Luftës Civile në Amerikë.“La La Land” – Në skenën hapëse të muzikalit modern “La La Land”, shoferët kërcejnë mbi makina në një autostradë në Los Anxhelos. Disa nga tavanet e automjeteve janë shtrembëruar si pasojë e aktivitit fizik mbi to.“Piratët e Karaibeve” – Sërish në një nga skenat e “Piratët e Karaibeve” një personazh ka veshur një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe një kapele fermeri.“Mumja” – Kur Cruise dhe Wallis ndodhen në tunelin nëntokësor në Londër, ata ecin përgjatë binarëve para se një tren të kalojë përmes. Hekurudha e tretë, që mban me energji elektrike trenat nëntokësor të Londrës mungon, dhe nëse do të ishte aty, do t’i kishte “tronditur” të dy me elektricitet.“The Green Mile” – Një person me fuqi të jashtëzakonshme, i akuzuar për përdhunim, dënohet me vdekje në karrigen elektrike, megjithëse në shtetin ku zhvillohet ngjarja nuk përdorej metoda e dënimit me vdekje.“American Sniper” përdor dukshëm një kukull plastike në vend të vajzës së personazhit që luhet nga Bradley Cooper.
Discussion about this post