17:47 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një”, Doda komenton Berishën: Nuk e di ç’vlerë ka tani ky debat! Tani çfarëdo të zbukurohet, është e pamundur

10:22 | 14/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një”, Doda komenton Berishën: Nuk e di ç’vlerë ka tani ky debat! Tani çfarëdo të zbukurohet, është e pamundur

Mesila Doda ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Sali Berishës duke theksuar se dikur Sokol Olldashi kur ishte gjallë bëri një gabim pasi besoi se gara në partinë e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme.

“Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetem nje. Besoi se gara ne partine e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme. Gara e dikurshme ishte thelbesisht e manipuluar dhe e njeanshme, deri ne telefonata personale tek kryetaret e antaret e PD dhe per fat te keq vazhdon te jete e njeanshme edhe sot…

Nuk di ç’vlere ka tani ky debat???? Tani çfaredo te thuhet apo te perpiqet te zbukurohet eshte e pamundur… e verteta eshte para syve te te gjitheve. Paaftesia dhe egoizmi kane zene vend ne krye e nuk shkulen me.”, u shpreh Doda. 

Sjellim në vëmendje që Berisha theksoi dje se Olldashi bëri një gabim që i çuditi të gjithë pasi sipas tij i ndjeri u shpre:  “Unë kam strukturat tha, kam anëtarësinë, mirëpo i ndjeri”.

“Sokol nuk e realizoi se strukturat nuk ishin më ata që donte anëtarësia sepse të parin që akuzojnë pas humbjes është kryetari. Dhe unë u cudita se pse e bëri këtë zgjidhje. Ai i njihte strukturat që njihte Sokoli, por nuk e bënë kryetar sepse ishin ata që e akuzuan për humbjen.”, u shpreh Berisha dje në intervistën me Çim Pekën. Ishte hera e parë që Berisha artikulonte kaq qartë në lidhje me zhvillimet në PD.

Fjala e plotë:

“Dy momente, s’jam penduar qoftë edhe për një të qintën e milisekondës. Gjatë jetës më ka takuar të marr vendime të rëndësishme, por kurrë nuk kam marrë vendime pa u menduar gjatë. Gjëja që nuk mund të imagjinohet, për asnjë nga vendimet e mia

E vërteta është e rëndomtë kjo që njerëzit besojnë gënjeshtrat e veta. Në mënyrë absolute, as Lulzim Basha as i ndjeri sokol Olldashi nuk janë thirrur nga Sali Berisha për të kandiduar. Që të dy kanë ardhur vetë te Sali Berisha. U kam thënë të njëjtën fjali të dyve: Ky është vendimi juaj, unë nuk kam asnjë punë.

Ua kam bërë të qartë se asnjëri nuk është kandidat i Berishës. Djem të zotë të dy. Fushata ishte e parë e kjo këtij lloji.

Kurrë nuk kanë ardh dhe s’do e kisha pranuar. Për konceptin tim, por nuk kanë ardh tek unë. Sokol Olldashi ka qenë një ndër njerëzit më të zgjuar, i ndjeri bëri një gabim të madh që më cuditi, unë kam strukturat tha, kam anëtarësinë, mirëpo i ndjeri  Sokol nuk e realizoi se strukturat nuk ishin më ata që donte anëtarësia sepse të parin që akuzojnë pas humbjes është kryetari. Dhe unë u cudita se pse e bëri këtë zgjidhje. Ai i njihte strukturat që njihte Sokoli, por nuk e bënë kryetar sepse ishin ata që e akuzuan për humbjen.

Asnjë njeri nuk mbështesja dhe asnjë njeriu nuk do t’i përzihesha në garë. Më ka ardhur Eduard Selami dhe i kam thënë që nuk do mbështes njeri, e kam prit Astrit Patozin, por unë nuk mund të përzihem.”, tha Berisha. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: mesila dodareagimSali Berishasokol olldashi
Pas

Akademiku arbëresh Matteo Mandalà i shkruan Luan Ramës: Jam dakord me ju për Akademinë e Shkencave!

Para

Dekonspironte aksionet e Policisë, si u arrestua inspektori i ‘’Shqiponjave”. Merrte para

Para
Alarm për sulm terorist?! Ç’po ndodh në Tiranë, Policia shton ndjeshëm masat e sigurisë

Dekonspironte aksionet e Policisë, si u arrestua inspektori i ‘’Shqiponjave”. Merrte para

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

Ursula von der Leyen reagon ndaj krizës në Lindjen e Mesme, thërret Komisionin Evropian në mbledhje

Zjarr në Elbasan, përfshihen zonat pranë varrezave, flakët drejt banesave

Tensione në veri të Kosovës/ Gjendet armatim në pronë të një politikani serb, Zveçla: Rrezik për akte terroriste

Uji i pijshëm rikthehet në Vlorë, furnizimi në lagje kthehet në normalitet

Sekretari amerikan i Shtetit: Nëse Irani hakmerret, do të bëjë gabimin më të madh të mundshëm

Titulli që përfundoi në tragjedi/ 3 të vdekur dhe mbi 70 të plagosur pasi tifozët bien nga tribuna

Grabiti me armë argjendarinë në Gjirokastër, 45-vjeçari ekstradohet nga Greqia pas katër vitesh

Rrezik bërthamor në Iran, pas shënjestrimit të Bushehrit nga Izraeli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.