05:46 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Gabriel parakalon Merkelin, shpallet politikani më i pëlqyer në Gjermani (SONDAZHET)

11:31 | 09/09/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gabriel parakalon Merkelin, shpallet politikani më i pëlqyer në Gjermani (SONDAZHET)

Gjermania i drejtohet kutive të votimit më 24 shtator për të zgjedhur kreun e shtetit, në një garë mes Kancelares Angela Merkel, në pushtet prej 3 mandatesh dhe pretendente për mandatin e katërt, dhe rivalit Martin Schulz.
E si gjithmonë, periudha parazgjedhore karakterizohet nga sondazhe të ndryshme. Dy më të fundit, edhe pse janë mbajtur për tema krejtësisht të ndryshme, kanë rezultuar me dy rekorde.

Së pari, sondazhi i kryer nga “Infratest Dimap” për rrjetin televiziv “ARD” tregon se gjermanët janë më shumë të kënaqur me punën e ministrit të Jashtëm, Sigmar Gabriel, sesa me atë të Merkelit, duke shënuar kështu herën e parë për ish-kreun e socialdemokratëve (SPD), shkruan ”TCH”. 

Sondazhi i publikuar mbrëmjen e së enjtes tregoi se 66 për qind e atyre që u përgjigjën ishin “të kënaqur” ose “shumë të kënaqur” me Gabrielin, duke e renditur atë mbi Kancelaren Merkel, përqindja ndaj së cilës është në nivelin 63%. Ndërkohë, dhjetëshen e kandidatëve e mbyll me 10% Alice Weidel, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” apo “AfD”.

Ndërkohë, rivali kryesor i Merkelit dhe udhëheqësi aktual i “SPD”-së, Martin Schulz qëndron në vendin e 6 me vetëm 39% të të anketuarve që janë shprehur të kënaqur me punën e tij, edhe pse në fakt ka një përmirësim me 6 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e muajit gusht.

Duket se rritja e fuqishme e popullaritetit të Gabriel vjen si pasojë e vështirësive të Schulz për të rivalizuar Merkelin, e jo më për ta rrëzuar nga pushteti në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Ndërsa sondazhi i dytë është ai mbi anëtarësimin e mundshëm të Turqisë në BE. Edhe pse Gjermania ka një komunitet jo të vogël shtetasish turq që jetojnë atje, një numër rekord gjermanësh e kundërshtojnë anëtarësimin e Turqisë, duke thënë se bisedimet me vendin europiano-aziatik duhet të përfundojnë. Ky sondazh është kryer nga “Deutschlandtrend”, sërish për rrjetin “ARD”.

Plot 84% e të anketuarve thanë se Turqia nuk i përket Bashkimit Europian, duke shënuar kështu normën më të lartë të përqindjes së refuzimit të regjistruar ndonjëherë në sondazhet gjermane.

Veç kësaj, 88% e gjermanëve dëshirojnë që qeveria federale gjermane të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë, një shifër që pëson rritje me 5 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e muajit shkurt të këtij viti.

Një përqindje e lartë është edhe ajo e gjermanëve që besojnë se qeveria federale duhet të ndërmarrë sanksione ekonomike ndaj Turqisë, plot 77%, edhe pse rreth 80 për qind e gjermanëve mendojnë se qeveria gjermane duhet ta mbajë hapur dritaren e bisedimeve me administratën turke.

Dy vendet janë përfshirë në një ngërç diplomatik pas një serie incidentesh së fundi. Kjo çështje është bërë pjesë e fushatës zgjedhore në Gjermani, ku të dy kandidatët për Kancelar, Angela Merkel dhe Martin Schulz janë pyetur në lidhje me të gjatë debatit të fundit televiziv përpara zgjedhjeve të 24 shtatorit.

 

Etiketa: gabrielgjermanimerkel
Pas

Kë zgjodhën të kishin në krah Rama, Basha dhe Kryemadhi. Kryeministri dhe kreu i PD-së pak metra distancë

Para

Nga sot e papunë, ç’poston Majlinda në ditën e parë të Kuvendit pa të (FOTO)

Para
Nga sot e papunë, ç’poston Majlinda në ditën e parë të Kuvendit pa të (FOTO)

Nga sot e papunë, ç’poston Majlinda në ditën e parë të Kuvendit pa të (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.