Gadishulli Iberik dhe kryesisht Portugalia është përfshirë nga vala e nxeht e të nxehtit.
Temperaturat ekstreme mbi 47 gradë celsius, kanë shkaktuar pasoja fatale në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.
Nga mediat vendase mesohet se ka arritur në 64 numri i të vdekurve nga zjarret.
Gjithashtu bëhet e ditur se për fikjen e zjarrit po merren më shumë se 1000 zjarrfikës dhe nëntë avionë kanderë, prej tre ditësh po luftojnë me zjarret në rajonin e qytetit Pedrogao Grande, ku të shtunën në mbrëmje 64 persona humbën jetën.
Bëhet e ditur sipas mediave portugeze se 31 zjarrfikës dhe 13 civilë janë plagosur.
(E.V/Faxweb.al)